Sa dhjetëra mijëra euro ndau Komuna e Gjakovës për Vëllaznimin?

Pas takimit të djeshëm të Kryetarës së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, drejtorit të sportit, Meriton Ferizi, trajnerit Genc Hoxha, kapitenit Robert Gjeraj dhe tifozëve “Kuqezinjët e Jakovës”, është dakorduar që Komuna deri të premten t’i ndajë 30 mijë euro për klubin kuqezi.

Futbollistët kanë katër muaj pa marrë rroga, derisa ata do t’ia nisin pranverës këtë të dielë në Gjakovë, ku e presin rivalin e moçëm Prishtinën. /Gazeta Olle