Ruxhi: Selimi nuk beson në skuadrën e tij

Edhe portierit të Lirisë, Armend Ruxhit, nuk i kanë pëlqyer fjalët e trajnerit të Gjilanit, Musa Selimi, duke thënë se ai qe nuk beson në skuadrën e tij dhe merret me këso gjëra. “Liria nuk merr pjesë në këto kalkulime. Ata që mirren me këto kalkulime mendojnë vetëm ashtu dhe nuk kanë besim në ekipin e tyre”, pohoi Ruxhi për Gazetaolle.com.

Portieri shtatlartë thotë se Liria do të futet në Superligë, pasi Superligës i nevojitet kjo skuadër. “Sa i përket Superligës, Liria do të hyjë në Superligë, pasi Superliga ka nevojë për Lirinë më shumë se Liria për Superligë”, përfundoi Ruxhi.

Liria këtë javë do të jetë mysafire e Gjilanit, në një ndeshje që mund gtë vendos shumë gjëra për dy pozitat e para.