Rusisë e Bjellorusisë i ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike 2022

Paralimpistëve nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore në Pekin 2022.

Këtë sot e ka bërë të ditur Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar.

“Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Bordi i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar ka vendosur të refuzojë sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia nga Lojërat Paralimpike Dimërore në Pekin. Kjo nënkupton se paraolimpistët nga këto shtete më nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat që hapen më 4 mars”, thuhet nga Komiteti.

Rusia po e pëson keq luftën e nisur ndaj Ukrainës, pasi në shumë sporte i është mohuar e drejta e garës.

/Gazeta Olle/

Tirane shpallet kampione e ligës së përbashkët Kosovë – Shqipëri, “Gjergj Kastrioti”

Ramadani: Do japim maksimumin në Suharekë, po analizojmë pikat forta dhe të dobëta të Ballkanit