Rumunët: Këta janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë

Mediat rumune kanë analizuar kombëtaren shqiptare dhe evidentojnë në formacionin e De Biasit pikat më të forta.

“Taulant Xhaka dhe Elseid Hysaj janë futbollistët, të cilëve skuadra jonë duhet t’u trembet më shumë. Edhe Berisha, portieri i Lazios, është një pikë e fortë e ekipit të De Biasit”, shkruhet në mediat rumune.

Ndërkohë, “goal.com” ka vlerësuar kuqezinjtë për kualifikimin historik në Europian dhe thotë se nuk do të ndalen me kaq.

“Shqipëria është ‘hirushja’ e këtij kompeticioni dhe do të vazhdojë të kërkojë akoma më shumë sukses. Pavarësisht faktit se u kualifikuan për herë  të parë, ata duan të bëjnë ndeshje të tjera pozitive për të tentuar kualifikimin”, shkruan “goal.com”.