Rugova: Ja si e mundëm Rilskin

 

Skuadra e Pejës ka arritur fitore të madhe në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, pasi në Bullgari ka mposhtur Rilskin me rezultat 63:62, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit në finale.

Pas ndeshjes ka folur për Gazetaolle, lojtari i Pejës, Fisnik Rugova tha se pejanët arritën fitore me meritë. “Ka qenë një fitore e mundimshme. Të gjithë e kanë dhënë maksimumin. Mund të them se e deshëm më shumë fitoren, dhe me një mbrojtje të fortë ia arritëm qëllimit. Na ka mbetur edhe ndeshja e kthimit të cilën duhet ta fitojmë”, ka deklaruar Fisnik Rugova.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në palestrën ‘Karagaç’ në Pejë.