Rugova e komenton fitoren ndaj Prishtinës

Një ndër lojtarët më të dallur te Bashkimi në fitoren e prizrenasve Granit Rugova, shkëlqeu në fitoren e ekipit të tij ndaj Sigal Prishtinës të cilën e mposhtën 77:70.
Pas ndeshje Rugova tha se kjo ndeshje ishte emocionuese për të. “Jam i lumtur që arritëm të shënonim një fitore të rëndsishme ndaj Prishtinës. Isha i emocionuar, por kjo ishte pozitive pasi zhvillova një ndeshje shumët të mirë”, u shpreh Rugova.

Ish-basketbollisti i Prishtinës, ishte më i dalluari të Bashkimi me 20 pikë të shënuara./Olle