Rudi Voeller: Shaqiri ka gabuar, Ajeti është në rrugë të mirë

Legjenda e futbollit gjerman, Rudi Voeller, ka kritikuar Xherdan Shaqirin për kalimin që bëri në janar nga Bayerni në Inter.

Ai për mediat zvicerane tha se paraja nuk duhet të luajë rol të madh.

“Shaqiri ka bërë një hap të gabuar. Nuk zhvillohesh vetëm duke luajtur rregullisht, por mund ta bësh këtë edhe duke stërvitur me top-lojtarë”, tha ai, transmeton ‘bzbasel.ch’.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe Bayer Leverkusenit, gjatë intervistës së tij përgëzoi Baselin për punën që po bënë dhe lavdëroi talentin e saj, Albian Ajeti.

“Albian Ajeti dhe Robin Huser janë duke bërë punë të mirë në Superligën e Zvicrës. Tani janë duke u përballur me hapin më të vështirë, përfshirjen në ekiin e parë”, deklaroi Voeller.