Rubin Kazan refuzon miliona euro për Dakun, por e ardhmja e tij pritet të jetë…

Mirlind Daku është ylli kryesor i Rubin Kazanit këtë sezon, por për çudinë e shumë fansave shqiptarë, ai nuk u ftua nga Syvinho për ndeshjet miqësore të Shqipërisë me Kilin dhe Suedinë.    

Sulmuesi i Rubin Kazanit, shënoi një gol dhe dha një asistim në ndeshjen e xhiros së 22-të të kampionatit rus ndaj Akhmat ku skuadra e tij fitoi 2-1 dhe ai u përfshi në ekipin më të mirë të javës

Për shqiptarin, ky është goli i parë i shënuar në ligë në vitin 2024 dhe numri total i golave ​​arriti në pesë –më i mirë në skuadër.

Sipas mediumit rus, BUSINESS Online, për Dakun kishte një ofertë të madhe në vlerë 7 milionë euro nga njëri prej klubeve kryesor të Moskës në afatin kalimtar dimëror.

Nuk është bërë e ditur se cila nga skuadrat moskovite ka treguar interesim mes CSKA-s, Dinamos, Lokomotivës dhe Dinamos.

Kjo ofertë është refuzuar nga Rubin Kazan, pasi këta të fundit presin që Daku të shkojë në Euro 2024 dhe të shkëlqejë për të rritur çmimin.

Por, edhe pse shkëlqeu në ndeshjen e fundit, ku shënoi dhe asistoi, trajneri i tij Rashid Rakhimov, nuk ishte i kënaqur me përformacën e sulmuesit.

“Jo. I thash që kjo nonshalancë e caktuar është e papranueshme. Duhet t’i trajtojmë rastet më me kujdes, pasi ato krijohen nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë”.

Edhe goli e asistimi nuk mjaftojnë. Kishte edhe shumë raste të tjera”, ka thënë Rakhimov pas ndeshjes me Akhmatin.

Daku që tani është 26-vjeçar, ishte transferuar te Rubin Kazani në verën e vitit të kaluar nga Osijeku kroat për 1 milion euro.

Ai sa ishte në huazim te Mura në Slloveni kishte shkëlqyer për të rënë në sytë e Rubin Kazan. /Telegrafi/

Manaj nuk ka të ndalur, realizon golin e 16-të në Superligën turke (Video)

Prishtina reagon pas barazimit me Dritën: Me tre raste diskutabile u ndalem drejt fitores