RTL: Hansi Flick vëzhgon nga afër Mërgim Berishën, konsideron ftesën në tetor

Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick është duke konsideruar që në ndeshjet e muajit tetor ta ftojë futbollistin me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha.

U pretendua muajin e kaluar që Berisha është gati ta përfaqësojë Kosovën, por një gjë e tillë nuk do ndodh këtë tetor, siç raportuan mediat lokale.

Dje, drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti për lajmi.net, konfirmoi që Berisha nuk do jetë në tubimin e tetorit.

Ndërkohë, tani media gjermane RTL njofton se Flick e ka vëzhguar nga afër Berishën edhe ekziston mundësia ta ftojë.

“Ne provojmë të vizitojmë të gjithë dhe të tregojmë prezencën tonë. Është e rëndësishme të shohim sa më shumë lojtarë gjermanë të jetë e mundur, është interesante për ne”, tha Flick.

Pos kësaj, Fotospor, raporton se menjëherë pas kalimit te Fenerbahce, zyrtarët e Federatës Gjermane të Futbollit shkuan në Stamboll dhe u përpoqën ta bindin Berishën të mos i bashkohet Kosovës.

Ditët apo muajt e ardhshëm do jenë vendimtar dhe mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë ndryshim në vendim nga vetë futbollisti, që ende nuk ka deklaruar asgjë për media.

Java e katërt në Superligë nis sonte, takohen dy skuadrat e pamposhtura deri më tani

Kuota në takimin Dukagjini – Drita, favorizohet kjo skuadër