Rruga në Novobërdë merr emrin e Robin Krasniqit

Nga dita e djeshme, një rrugë do ta mbajë emrin e boksierit, Robin Krasniqi.

Boksieri shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për këtë gjë, shkruan Gazeta Olle.

Krasniqi ka zbuluar pllakën e emrit të rrugës në lagjen Allegro në Novoberdë.

Rruga në lagjen e re që po ndërtohet ka marrë emrin e Robin Krasniqit.

Ai e ka zbuluar emrin e rrugës dhe i ka falënderuar iniciatorët për këtë veprim.

Ky është njoftimi i tij:
Miq te dashur, nga dita e djeshme, nje rruge ne Kosove do e mbaj emrin tim! Ne lagje e re Kompleksi Allegro ne Novoberd. Nje nder i madh per mua andaj dua te i falenderoj perzemersisht te gjithe iniciatoret e kesaj pune, dhe veqanerisht dy themeluesit kryesor te ksaj lagje Labinot Rexhen dhe Bekim Hallaqi! @labinotrexha_ @belle_tnt @beks_bb Ju faleminderit.

/Gazeta Olle/

Përfaqësuesja afrikane u kualifikua në Botëror, por një gabim amatoresk pritet ta lë jashtë garës së madhe!

Lojtari më i mirë dhe pesëshja e xhiros së katërt në Ligën Unike