Rruga në Europa League, Shkupi njeh kundërshtarët e mundshëm në “play-off”

Shkupi ka njohur kundërshtarin e mundshëm që mund në play-off-in e Europa League-s. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, nëse do të kalojnë me sukses irlandezët e Shamrock Rovers, do të përballen në raundin tjetër me skuadrën që do të eliminohet nga turi i tretë i Champions League mes Qarabag-Ferencvaros.

Si një skuadër kampione, rrugëtimi i Shkupit në arenën ndërkombëtare i rezervon kundërshtarë që vijnë nga i njëjti kompeticion. Edhe në rast eliminimi, në raundin e tretë, skuadra e Goce Sedloskit do të luajë në play-off-in e Conference League, çka i afron akoma dhe më shumë me pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar të UEFA-s./ss/

Genc Nuza ndan drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Agustin Torassa fiton gjyqin ndaj Tiranës, ish-klubi i detyrohet mijëra euro