Rruga drejt finales

Sigal Prishtina pritet të ketë punë të vështirë në gjysmëfinalen e parë të Ligës Ballkanike, përballë skuadrës së Kozhuvit.

Në një konferencë të organizuar për media drejtori sportiv Florian Miftari, ka folur para kësaj ndeshje duke e cilësuar si shumë të vështirë përballë skuadrës maqedonase.

“Luajmë ndaj një ekipi i cili na ka mposhtur dy ndeshje por nga ato dy ndeshje gjërat kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Ne kemi krijuar një ekip shumë të mirë gjë të cilën e kemi dëshmuar edhe në ndeshjet të cilat kemi zhvilluar. Ftoj të gjithë tifozët që të jenë në numër sa më të madh në këtë ndeshje e në veçanti Plisat, pasi ekipi ynë ka nevojë për përkrahje të madhe në këtë ndeshje pasi është një ndeshje tejet e rëndësishme për ne”,, u shpreh fillimisht Miftari.

Miftari ka zbuluar edhe disa prej befasive të cilat pritet të jenë në këtë palestër duke treguar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje pasi mysafirë pritet të jetë edhe një delegacion i FIBA-së.

“Kemi kryer të gjitha përgatitjet që kjo ndeshje të jetë sa më e veçantë. Ne do të kemi mysafirë në këtë ndeshje edhe një delegacion nga FIBA, dhe besoj se pritja për ta do të jetë madhështore. Gjithashtu do të ketë edhe shumë befasi për tifozët të cilët do të jenë në palestër”, u shpreh në fund Miftari.