Rron Broja tregon arsyen pse zgjodhi Dritën

Talenti kosovar Rron Broja ka thyer heshtjen pas kalimit te gjiganti kosovar, FC Drita.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 dhe së fundmi pjesë e Partizanit te Tiranës, zyrtarisht është rikthyer në futbollin e Kosovës.

Mitrovicasi në mesin e disa ofertave joshëse, zgjodhi nënkampionët e Kosovës.

Borja ka treguar arsyen pse zgjidhi skuadrën gjilanase.

“Është klub i organizuar në të gjitha aspektet. Kjo është arsyeja pse zgjodha Dritën”, ka thënë Broja.

Balon Zymberi, Behar Shahini, Rron Broja, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli

Ai ka zbuluar objektivat tek Drita, skuadër kjo që ditë më parë u eliminua nga UEFA Conference League, pasi u mund nga gjiganti holandez, Feynoord.

“Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin në këtë klub të madh. Synojmë të shkojmë sa më lartë në sezonin e ri”, pohoi Broja për GazetaGoli.

Ndryshe, Drita konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në kampionatin e ardhshëm.

Zyrtare: Përparim Osmani prezantohet te Vushtrria

Liria pa trajner, futbollistët po stërviten vet – shumë largime prej klubit