Rritja e madhe e Muriqit, në ‘top5’ futbollistët me vlerën më të lart në Turqi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po shkëlqen në fanellën e skuadrës turke, Fenerbahce.

Ylli kosovar, vetëm këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në gjitha garat te Fenerbahce, përcjellë Gazeta Olle.

E forma e mirë e tij ka bërë që tashmë t’i rritet vlera.

Muriqi, tashmë kap vlerën prej 12 milionë euro sipas ueb-faqes së njohur për vlerat e lojtarëve ‘Transfermarkt’.

Me këtë shifër ai hyn në mesin e 20 futbollistëve më të shtrenjtë të Superligës turke, derisa zë vendin e katërt, shkruan “sabah.com”.