Rritet interesimi nga ‘top3’ klubet e njohura italiane për Marash Kumbullën

Interi rrit presionin për të siguruar qendëmbrojtësin shqiptar të Veronës Marash Kumbullën.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, zikaltërit kanë parakaluar në garë për të fituar shërbimet e 19-vjeçarit rivalët e Juventusit dhe Lacios.

Paraqitjet e futbllistit shqiptar gjatë kësaj periudhe në kampionatin italian kanë ngjallur interesin e klubeve kryesore të Serisë A.

Sipas zërave të merkatos, Verona pranon ta shesë Kumbullën për 15 milionë euro, por drejtuesit e klubit verdheblu nuk do të lejojnë kaq kollaj që futbollisti i kombëtares së Shqipërisë të largohet pas pak muajsh duke shpresuar ta mbajnë deri në fund të sezonit për të parë nëse vlera e kartonit të Kumbullës do të rritet.