Rritet intensiteti i stërvitjeve te Llapi, skuadra po punon në dy grupe të ndara

Skuadra e Llapit ditë më parë ka filluar stërvitjet intensive për një përgatitje sa më të mirë për edicionin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

Përmjes një postimi në faqen zyrtare të klubit, është njoftuar se ekipi po punon në dy grupe të ndara, ku po rritet ritmi i stërvitjeve gradualisht.

Kujtojmë se Llapi në stinorin vjeshtor përfundoi në vendin e katërt në tabelë me 29 pikë të mbledhura, gjashtë më pak se vendi i parë, Gjilani.


Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Ekipi ynë tash e tre ditë me radhë ka rritur intensitetin e stërvitje duke u përgatitur nga dy herë në ditë. Ekipi po punon në dy grupe të ndara. Njëri grup stërvitjen e mëngjesit po e kryen në fitnesin “Iron Gym” në Podujevë kurse tjetri grup në “Nartel Fitness” në Prishtinë. Stërvitjen e pasdites, njëri grup po e mban në “Parkun e Paqes” në Podujevë kurse tjetri grup në “Parkun e Gërmisë”.

Ritmi i stërvitjeve po rritet gradualisht dhe tashmë ekipi mund të themi se ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve aerobike, e cila është fazë e domosdoshme për përgatitjen fizike. Të shtunën, ekipi do rikthehet në fushën sintetike në Dumosh për të punuar deri të martën, kurse të mërkurën do të lihet ditë e lirë, pasi të enjten në orët e para të mëngjesit ekipi do të udhëtoj drejt Antalyas për të kryer fazën përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të edicionit pranveror.

Imazhe nga stërvitja e sotme që u zhvillua në “Parkun e Paqes” në Podujevë.


/Gazeta Olle/

Ferizaj shkëlqen në miqësore, deklason skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Zyrtare: Trajneri Nazmi Rama merr drejtimin e skuadrës nga Liga e Parë