“Rrezikova karrierën”, Uzuni pas disfatës me Ukrainën: Trajneri nuk më preferon në majën e sulmit, të gjithë e dinë si luaj te Granada

Shqipëria mori një disfatë të rëndë në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës, duke sjellë rënien nga Liga B për në Ligën C.

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni., ishte një forcë shtesë për skuadrën kur u aktivizua pjesën e dytë, duke fituar dhe penalltinë që u shndërrua më pas në gol nga Bajrami.

Ai foli për “DigitAlb” duke treguar se ai u aktivizua i dëmtuar në këtë sfidë, teksa foli dhe për mosaktivizimin e tepërt.

“Normalisht ndjej keqardhje se e kemi nisur ndeshjen shumë keq. Sot ishte detyrim fitorja dhe normalisht jemi të gjithë të mërzitur për këtë humbje.

Debati te penalltia? Unë jam sulmues dhe gjithmonë dua të shënoj se edhe te Granada i gjuaj dhe shënoj të gjithë penalltitë. Në ato momente fitova penalltinë, jam sulmues dhe doja të zhbllokohesha. A e caktoi trajneri? Mendoj se po, nuk jam shumë i sigurt, nuk dua të gënjej.

Aktivizimi si vetëm? Për mua nuk ka problem se të gjithë e dinë që te Granada luaj si sulmues i dytë, në tre vitet e fundit i dini statistikat. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë. Të luaj për kombin nuk është se lodhem. Ju nuk e dini por dje kam qenë i dëmtuar, kam bërë rezonance e rrezikoja për një dëmtim. Ekipi i Granadës kërkoi të mos rrezikoja, unë mund të refuzoja e mos futesha kur isha 2-0 se rrezikoja karrierën. Por vendosa që të luaj që të tregoj që meritoj një vend për të luajtur”, tha Uzuni për “DigitAlb” pas ndeshjes.

Shqipëria humb nga Ukraina dhe bie në Ligën C të Ligës së Kombeve

Sylvinho: Nuk pësohen dy gola kaq shpejt, as unë dhe as lojtarët…