Rrezikimi jetës, me financim të vetin dhe pa përkrahjen e askujt

Kushtrim Bajraktaraj i cili merret me Bodybulding, tash tetë vite ka arritur të marrë një mori çmimesh në karrierën e tij. Në vitin 2007 filloj të merret me këtë sport, por pas dy viteve punë dhe angazhim arritur që të debutoj në vitin 2009 në garat e kampionatit të bodybuldingut në Kosovë, në kategorinë e lehtë duke arritur që të fitoj vendin e parë në debutim.

Pas kësaj në vitin 2010, ai kaloj në kategorinë të mesme deri në 80 kg, duke arritur që të radhazi një tjetër sukses në karrierën e tij të fitoj vendin e parë.

Çmimet dhe sukseset për Kushtrimin nuk u ndalën në vitin 2012 ai arriti të marrë vendin e parë në garat që u mbajtën sipas gjatësisë në kampionatin e Kosovës, përderisa vitin që lamë pas regjistroi sukses të jashtëzakonshëm dal i pozicionuar në vendin e dytë në kampionatin Evropian në WBPF në kategorinë gjysmë të rëndë (mbi 80 kg), dhe arriti të fitoj edhe çmimin si sportisti më i dëshmuar në këtë turne.

Bajraktaraj arriti në po atë vit të marr edhe vendin e parë në kategorinë deri në 1.72 cm, si dhe titullin e kampionit absolut mbarëkombëtar, titull të cilin ende e mbanë.

Të gjitha këto çmime dhe suksese të cilat i ka arritur bodybulderi Kushtrim Bajraktaraj, i ka arritur me shpenzime të veta. Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, ai zbuloi se sa kushton një investim i tilë për të arritur suksese të mjaftueshme.

“Ky sport është mjaft i shtrenjtë për një garë të vetme harxhon minimumi deri në 8 mijë euro. Deri më sot kam shpenzuar rreth 50,000 mijë euro me mjetet vetanke”, deklaroi Bajraktaraj.

Ndryshe ai thotë se deri më tani nuk pa pasur fare përkrahje nga institucionet duke shpresuar se një gjë të tillë do ta gjej së shpejti.

“Ky sport është tejet i rrezikshëm, me efekt anësore të dëmshme për shëndetin i cili nuk përkrahet fare nga institucionet tona shpresoj se një përkrahje të tillë ta gjej shumë shpejt”, u shpreh Bajraktaraj.

Ai tani po përgatitet intensivisht për ta përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian IFBB që mbahet në Spanjë me datat 13-18 maj, ku marrin pjesë të gjitha shtetet Evropiane. Ai është edhe shqiptari i parë qê merr pjesë në një garë të këtij niveli siç është IFBB.

Krahas Bodybuildingut, Kushtrimi është edhe trajner i dëshmuar personal.

10822248_10152588154648932_1050985227_n

 

10884426_10152588154613932_60671188_n

 

 

10884853_10152588154593932_1744386895_n