Rrëqethëse: Lloçi i Llapit i shtynë të rinjtë ta lënë futbollin (FOTO)

Lloçi i tmerrshëm në të cilin u detyruan të luajnë futbollistët e Llapit dhe Prishtinës, në kuadër të Kupës së Kosovës sot në Podujevë, i ka trishtuar dhe irrituar futbollistët tjerë të rinj në Kosovë, shkruan Zëri.

Lojtari i ri i KEK-ut, Atdhe Grajçevci, po e shqyrton mundësinë e largimit nga futbolli. Kështu ka shkruar vet ai në rrjetin social Facebook.

“Sot e shikova kit ndeshje e cila u zhvillu ne kuadër te Kupës, un e kom 1 anderr qe te perparoj shum ne futboll,po pas ksaj loje mendova mos me u merr me futboll e arsyja e ksaj eshte sepse eshte gjyna se si po trajtohen Futbollistat te ne,po shprsoj qe ne gjeneratat ereja jemi ata qe kem me ndryshu kit fakt dhe aty gjej motiv”, ka shkruar ai.

Lloçi në të cilën luajtën sot Llapi e Prishtina ishte i paparë. Lojtari vlerësohet talent i KEK-ut.

lojtari