Rrënohet stadiumi i Rahovecit, do ndërtohet sheshi qëndror i qytetit

Ditën e sotme ka filluar të rrënohet stadiumi i qytetit të Rahovecit, ‘’Jahja Danuza’’.

Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta rrënojë stadiumin dhe të ndërtojë sheshin e qytetit.

Rreth kësaj ka reaguar KF.Rahoveci, ku kanë thënë se klubi kishte marrëveshje me komunën dhe se këta të fundit kishin premtuar se ky rrënim nuk do të bëhej pa u krijuar një alternativë tjetër për të zhvilluar garat.

Reagimi i plotë:

Ju njoftojmë që sot në orët e para të ditës ka filluar tê rrënohet stadiumi i qytetit ,,Jahja Danuza” nga punëkryesi që është i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, me qëllim të ndërtimit të sheshit qëndror të qytetit tonë.

Ne si klub kishim një marëveshje paraprake me Komunën e Rahovevit të cilët na kishin premtuar dhe janë zotuar që stadiumi i qytetit nuk do të rrënohet pa u krijuar një alternativ tjetër për të zhvilluar garat dhe për të stërvitur, ne në vazhdimsi kemi komunikuar me DKRS-në të cilët janē të njoftuar mirë me kërkesat tona elementare për të na mundësuar kushte optimale për të zhvilluar gara dhe për tu stërvitur.

Realishtë komuna na ka mirëkuptuar dhe priti përfundimin e kampionatit që ne ta përfundojmë në shtëpinë tonë, por që tani brenga jonë është shkolla e futbollit ku janë të anëtarësuar qindra fëmijë e që fatëkeqësishtë nga sot nuk kanë ku të stërviten perderisa nuk përfundojnë punimet në qendrën e re sportive!

Lutemi dhe urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë ti bëhet shqetsimeve tona.

Bernard Karrica “ Ylli i Javës”

Akil Gjakova pritet të fitoj normën olimpike Paris 2024