Rrëfimi unikal i Armando Dukës

Armando Duka që nuk keni njohur asnjëherë. Kreu i futbollit rrëfehet në emisionin “Oktapod” nga Turjan Hyska. Ai flet për fillimet e tij në biznes dhe për gjithcka tjetër.

Si keni jetuar në komunizëm?

Nuk jemi trajtuar keq. Kam pasur dy prindër arsimtarë dhe ne donim të bënim patjetër shkollën e lartë.

Kur jeni dashuruar për herë të parë?

E vështirë kjo pyetje. Përpara ca kohe thashë që nuk e di nëse kam dashuruar akoma dhe pata probleme në shtëpi. Tani dua t’i them bashkëshortes kur të njoha ty.

A ka pasur një tutor në arritjet e tua?

Prindërit. Deri në shkollën e mesme kam mësuar me nënën time. Isha dembel dhe ajo lexonte për të më mësuar mua. Prindërit e mi.

Kur ka nisur marrëdhënia me futbollin?

Nuk kam pasur ndonjë pasion të vecantë për të luajtur futboll. Pas viteve 90 kishim ndonjë mundësi për të luajtur me Shijakun. Ardhja në krye të FSHF-së nuk erdhi si pasojë  e pasionit të futbollit. Nuk e dija që kishte një president dhe më dukej qesharake.

Sa e vështirë të nisësh biznes në Shqipëri?

Kam bërë një kontrabantë të vogël përpara komunizmit. Nuk kisha fatin të dilja jashtë Shqipërie. Por shisja ndonjë orë këtu në Shqipëri. Ndoshta kisha instikt të fshehur biznesmemi.

Ju apo vëllai?

Fillova unë në fillim, pasta jai. Nëna ime thoshte që nuk duhet ta linim punën dhe pastaj filluam. Nisëm një lloj tregtie që filloi të merrte formën e vet.

Ku keni shkuar për herë të parë?

Në Greqi kam shkuar me vizë false. Përvec të gjithë dyqaneve që ishin plot shihja dhe kioska të mbushura plot. Aty kuptova që sistemi në Shqipëri duhet të ndryshonte.

Cfarë kërkonit nga biznesi?

Si fillim doja thjesht të fitoja dicka për vete sepse nuk besoja që do të ndryshohej regjimi. Doja vetëm dicka për shtëpinë time. Atëherë ishta 29 vjec.

Cfarë sollët për herë të parë?

Kaseta magnetofoni, corape grash.

Kur e bëtë milionin e parë?

Që në atë kohë. Duhej të merrje sa më shumë para. Megjithatë nga ajo kohë deri tani nuk i plotëson asnjëherë paratë sepse duhet të marrësh borxhe.

Pse biznesmeni nuk thotë asnjëherë jo?!

Të rrëmbejnë ingranazhet e asaj që ke krijuar vetë. Të bie telefoni dhe futesh në ingranazhet e të tjerëve. Nuk është paraja sepse unë shoh shumë pak para. Unë nuk bëj ndonjë jetë ndryshe nga të tjerët.

Është e lodhshme?

Sigurisht që po. Aq më tepër që në vendin tonë ka gjëra shumë të paparashikueshme. Je i ekspozuar karshi shumë faktorëve që të shohin si armik dhe jo si partner. Nuk je i sigurt për të ndërtuar raportet me të tjerët. Në fakt unë i panoj njerëzit të gjithë dhe kam marrëdhënie sistematike me të tjerët.

Keni menduar se ndonjë dëshiron të bëjë keq?

Sigurisht që ka njerëz. Sa më shumë të jesh një person me pushtet ekonomik apo dicka tjetër aq më shumë do të ndeshesh me persona të tillë. Ndoshta janë kundër ideve të tua. Kam pasur një moment kur pushteti më ka lënë 500 pulat pa ujë dhe unë i thash që do të votojnë për ty.

Nuk mendoni se ka ardhur koha të tërhiqeni?

Kam ardhur në mënyrë rastësore në këtë post, por sigurisht që është dicka shumë e bukur. Emocioni që të jep një ndeshje futbolli është vërtet i madh ndryshe nga biznesi.

Kur do tërhiqeni?

Sigurisht që do të tërhiqemi një ditë të gjithë. Nuk më pëlqen të bëj ndonjë post tjetër dhe sigurisht që do të tërhiqem.

Cili ka qenë momenti më i vështirë në krye të Federatës?

Përplasjet me qeverinë në vitin 2006 që ishte një luftë politike. Futbolli duhet të hiqte gurët që kishte nën rrota dhe jo të merrej me punë.

Po momenti më i bukur?

Momenti kur kombëtarja shqiptare fiton një ndeshje të rëndësishme dhe ndaj rivalëve të fortë. Ndaj Greqisë, Rusisë, por edhe kjo ndaj Armenisë. Ishte një fitore e rëndësishme për mënyrën se si ka ardhur.

Është kjo kombëtarja që mund të bëjë diferencën?

Është një grup i mirë dhe ka shumë alternativa. Mund të bëjë diferencën dhe meriton të shkojë në Evropian. Na duhet vetëm të besojmë. Ne nuk jemi inferior ndaj asnjë ekipi në Evropë. Nuk kam frikë të luaj ndaj asnjë rivali.

De Biazi u bë shqiptar për t’iu shmangur taksave?

Ishte një kërkesë publike që trajneri bëri duke thënë se ‘jam martuar me një shqiptare’. Nuk besoj se ka lidhje me taksat.

A është trajneri më i mirë që kemi pasur?

Është trajner shumë i mirë, por nuk do të thotë se të tjerët nuk kanë qenë të mirë. Ky ka disa gjëra ndryshe nga të tjerët. Është më sistematik, dhe ka më shumë grintë.

Cili ka qenë trajneri më i vështirë me të cilin keni punuar?

Kam pasur korrektësi me të gjithë. I vetmi që kam pasur probleme ka qenë Dosena duke na e lënë kontratën në mes.

Pse nuk kemi një trajner shqiptar në kombëtare?

Kemi trajnerë shumë të mirë. Kam menduar që gjuha është e rëndësishme pasi e kupton më mirë. Megjithatë shoh më shumë se ne e respektojmë më shumë trajnerin e huaj.

Pse futbolli ynë nuk e ka ngritur standartin?

E kemi ngritur shumë dhe kemi bërë hapa vërtet të mëdha. Pas viteve 90 kemi prishur ambientet sportive dhe kjo nuk ishte aspak e mirë. Kemi bërë punë, por nuk është e mjaftueshme.

Duhet ta pranojmë që ndeshjet trukohen në Shqipëri?

Ndeshjet trukohen në të gjithë botën. Është një problem i viteve të fundit. Ka vështirësi për t’i luftuar, por besoj se ka zhvillime pozitive.

duka

 

 

 

 

 

 

 

Ka shanse kombëtarja ta marri në KAS fitoren?

Kombëtarja është gjëja më e mirë që kemi shqiptarët. Kemi bërë dicka të mirë dhe dinjitoze edhe për të treguar veten tonë në arenën ndërkombëtare. Ne duhet ta marrim dhe shanset janë, por tani është në dorën e UEFA-s. Faktet janë në favorin tonë. Kam besim që do të kemi një vendim pozitiv.

Cfarë babai jeni?

Nuk i kam llastuar dhe ata rriten si gjithë të tjerët. Nuk janë të jashtëzakonshëm por normal. Jam i kënaqur me ta.

Keni frikë nga plakja?

Kam filluar ta ndiej. Jeta është e bukur dhe më pëlqen.

Ju shqetësojnë thinjat?

Thinjat jo, por dhjami dhe rrudhat po.

Ju shqetëson emri i madh në fanellë i sponsorit?

Nuk është ndonjë gjë e madhe sepse tani për fat kemi sponsor. Ne jetojmë me paratë tona dhe s’kemi asnjë subvencionim. Nëse heqim edhe ato atëherë s’mund të luajmë.

Fans i kujt lojtari jeni në kombëtare?

Nuk mund ta them këtë sepse kam një detyrë që nuk më lejon. Megjithatë nuk kam ndonjë emër sepse më pëlqejnë të gjithë. Im bir pëlqen Canën.

Ju shqetësojnë deklaratat e prindërve të lojtarëve?

Janë idiotësira dhe nuk i lexoj fare. Janë disa prindër që janë të fiksuar pas faktit që fëmijët të bëhen lojtarë të mëdhenj.

Ju pëlqen muzika?

Nuk më pëlqen shumë zhurma. Nëse dua të relaksohem dua shumë pak muzikë.

I shihni filmat?

Shoh shumë filma shqiptarë. Kam parë shumë. Madje shoh edhe telenovela. Shoh ato turke, por s’po i them emrat tani.

Lexoni?

Kam lexuar shumë dhe sigurisht që tani nuk lexoj më. Teknologjia? E njoh mirë dhe i vë ato në përdorim të punëve të mia.

Keni një moto?

Ndërtimi i raporteve korrekte me njerëzit.

Keni ndonjë peng?

Jo nuk kam asnjë peng nga jeta. Jam i kënaqur me këto që më ka ofruar jeta në këtë vend. Kam kaluar një fëmijëri dhe një jetë të mirë.

Vëllai juaj do të kandidoj për kryetar bashkie në Durrës?

Nuk e di. Por janë marrëdhënie politike që duhen zgjidhur.