Rrahmani: Zhvilluam një ndeshje të mirë, kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve

Autori i golit të parë, Rrahmani foli për “SuperSport” pas sfidës ndaj Larne dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe tregoi se beson te faza e grupeve të UEFA Conference League.

Ndeshja? Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, e dominuam kundërshtarin dhe kjo tregon se kemi një karakter shumë të fortë. Sonte gjetëm ritmin e duhur dhe ne besojmë dhe duam përsëri të shkojmë në fazën e grupeve.

Ndeshja e kthimit? Natyrisht në transfertë nuk do të jetë e njëjta atmosferë. Por, nuk duhet të mendojmë për këto, pasi ne shkojmë me tre gola epërsi dhe me ndeshjen që treguam sonte përse të mos fitojmë edhe atje.

Faza e grupeve? Patjetër që ne e kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve. Tashmë ne kemi eksperiencën e duhur, skuadra është përforcuar më shumë dhe mendoj se i kemi komponentët për të përsëritur historinë.

Kryeziu: Larne ishte kundërshtar i vështirë, ne e bëmë të dukej ndryshe

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gent–Zilina