Rrahmani zbulon debatin me trajnerin grek: Më shau kur po flisja me arbitrat

Amir Rrahmani analizoi humbjen në transfertën ndaj Greqisë, duke pranuar se skuadra vuajti presingun e vendasve. Gjithashtu kapiteni i dardanëve zbuloi edhe debatin me trajnerin e Greqisë, në rastin e ndërprerjes së ndeshjes.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, ku vuajtëm shumë dhe nuk arritëm të dalim dot në kundërsulm. Kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe nga shansi për të dalë në kundërsulm, jemi kapur në vështirësi.

Greqia bëri presion shumë lart dhe unë me Mirlindin ishim gjithmonë një kundër një. Nuk e kontrolluam topin shumë dhe ndoshta këtu ndikoi edhe presioni i madh që kishte ky takim.

U ankova te arbitrat, pasi fishekzjarret ishin shumë të rrezikshme, por kur po flisja me ta, erdhi trajneri grek dhe më shau. Iu ktheva menjëherë, duke i thënë se je trajner dhe nuk të takon të flasësh me këtë gjuhë”, u shpreh Rrahmani.

Ademi për “Dardanët”: Këta luanë përkrahën Kosovën deri në fund, nuk ranë pre e provokimeve të shumta

Rudhani: Ndiheshim të pasigurt në fushë nga sulmet e tifozëve