Rrahmani vë duart në kokë, shtylla i mohon golin

Mund të kishte qenë mbrëmja e Amir Rrahmanit, por fati nuk ishte me mbrojtësin dardan.

Në takimin mes Napolit dhe Cagliarit, në stadiumin “Maradona”, ish-mbrojtësi i Partizanit goditi shtyllën në minutën e 29-të.

Vendësit kishin fituar një goditje dënimi afër zonës së kundërshtarëve dhe në zhvillimet e saj, topi gjen kokën e Rramanit, që për çështje centimetrash nuk e dërgoi topin në rrjetë, por goditi shtyllën.

Me të drejtë Rrahmanii vë duart në kokë, do të kishte qenë një gol vërtet i bukur. /Gazeta Olle/

Champions-i me risi nga sezoni 2024-2025

Pësoi atak kardiak në fushën e lojës, zbulohet gjendja e kapitenit të Luton