Rrahmani si zakonisht

Edhe këtë javë, Amir Rrahmani, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga e përditshmja kroate ‘Sportske Novosti’.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është vlerësuar për paraqitjen e tij në barazimin pa gola në Osijek, ndërkohë që merita e tij është e pamohueshme në rendimentin fantastik të RNK Splitit në aspektin mbrojtës.

Skuadra kroate ka pësuar vetëm dy gola në 5 ndeshjet e fundit dhe këtë sezon vetëm Dinamo Zagreb dhe Rijeka kanë pësuar më pak gola.

Rrahmani është lojtari i cili ka luajtur më shumë ndeshje si titullar te Spliti, plot 28 të tilla, pa u zëvendësuar asnjëherë, ashtu si portieri titullar Zagorac.