Rrahmani shpreson të merr minuta nga Foda për përballjen ndaj Rumanisë

Albion Rrahmani është i gatshëm dhe entuziast për ndeshjen e ardhshme kundër Rumanisë, e cila është një ndeshje e rëndësishme për Kosovën në Ligën e Kombeve.

Ai ka deklaruar se është në formë të shkëlqyer dhe pret që të marrë minuta në këtë ndeshje, Rrahmani ka treguar vetëbesim, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij do të japin maksimumin për të marrë tre pikët, shkruan Gazeta OLLE.

” Jam 100% gati, shpresoj të marr minuta po kaloj në një formë mjaftë të mirë, do bëjmë gjithçka për të marr tre pikë nga kjo ndeshje” shtoi Rrahmani.

Kosova zhvillon ndeshjes e saj të parë në Ligën e Kombeve të premten në tempullin Fadil Vokrri, ndaj Rumanisë në një stadium të mbushur me tifozë.

 

Foda fokusohet në aspektin taktik, Hadërgjonaj dhe Vojvoda optimistë për fitore ndaj Rumanisë

Antony po kërkohet nga klubi i njohur turk, mund të ndodh një lëvizje në orët e ardhshme