Rrahmani shpallet “Superlojtar” i xhiros së dhjetë në Rumani

Sulmuesi Albion Rrahmani është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së dhjetë në Superligën e Rumanisë.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Rapidit, me publikimin e fotografisë së Rrahmanit me trofeun e “Superlojtarit” të xhiros.

23-vjeçari në kuadër të xhiros së dhjetë, shënoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren e Rapidit 3:1 ndaj skuadrës së Clujit.

Aktualisht, sulmuesi kosovar ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje në elitën e futbollit të Rumanisë. Rrahmani iu bashkua Rapidit në verën e këtij viti nga Ballkani duke u bërë tranferimi më i shtrenjtë nga Kosova me kontratë deri në vitin 2026.

Nga buja mediatike, mënyra si ndodhi dhe mesazhet e shqiptarëve: Armand Duka rrëfehet si zv.president i UEFA-s

Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, përballjet interesante të xhiros së dytë