Rrahmani rikthehet nga lëndimi me gol fantastik te Rapid Bukureshti

Albion Rrahmani e ka lënë prapa lëndimin dhe është kthyer me gol për skuadrën e Rapidit të Bukureshtit.

Rrahmani u lëndua rëndë në fitoren 3:0 të Kosovës kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Megjithatë, pas afër tre muajsh mungesë, Rrahmani ka realizuar nga penalltia në minutën e 82-të, në barazimin 3:3 të Rapidit të Bukureshtit me Sakaryasporin.

Ndeshja ishte miqësore dhe u zhvillua të shtunën në Turqi.

Për Rapidin luajtën edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani. /Gazeta Olle/

Te Ballkani janë të lumtur me rikthimin e mesfushorit të talentuar, Lindon Emërllahu

Vedat Muriqi reagon pasi Spanja ka njohur pasaportën e Kosovës