Rrahmani rikthehet me fitore pas lëndimit

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer nga lëndimi me fitore te skuadra e Napolit.

Rrahmani ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen të shtunën në xhiron e nëntë të Serie A ku Napoli fitoi në udhëtim te Verona me rezultatin 3:1.

Mateo Politano shënoi në minutën e 27-të për 1:0, ndërsa dy golat tjerë i realizoi Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 43-të dhe të 55-të.

Napoli me këtë fitore ka 17 pikë në nëntë ndeshje të luajtura dhe zë vendin e pestë. /Gazeta Olle/

Muriqi nuk e gjen golin në humbjen e Mallorcas ndaj Sociedadit

Debutoi me gol te Kosova, Zeqiri shënon edhe te Rizespori