Rrahmani pas triumfit ndaj Leicester: Vuajtëm, por morëm fitore të madhe

Napoli ia ka dalë të kualifikohet për në fazën e 1/16-tave në Europa League teksa e ka siguruar biletën në takimin e fundit në Grupin C, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-2, Leicester Cityn.

Të kaltrit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën duke gjetur dy gola të shpejtë me Ounas dhe Elmas, megjithatë anglezët treguan shpirtin luftarak dhe gjetën barazimin po në 45-minutat e para, për t’u mbyllë pjesa e parë 2-2.

Në pjesën e dytë, Napoli doli me vrull për të rikthyer avantazhin.

Goli erdhi për italianët në minutën e 53’ shënoi sërish Elmas dhe ia siguroi kualifikimin Napolit.

Nga minuta e parë në fushë në këtë takim zbriti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai vazhdon të jetë zgjedhja e parë e Luciano Spalletit në mbrojtje.

Rrahmani u shpreh tejet i lumtur për fitoren e madhe që mori Napoli, fitore që i kualifikoi ata në rundin tjetër të Europa League.

“Vuajtëm, por morëm fitore të madhe”, shkroi Amiri në Facebook.

Barcelona e interesuar për transferimin e Rashfordit

Bajrami: Përse zgjodha Shqipërinë? Arsyetova me zemër!