Rrahmani nuk di të ndalet, shënon gol të bukur për Rapidin (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka realizuar tjetër gol për Rapidin e Bukureshtit në Rumani.

23-vjeçari që nisi sezonin në superformë, e që më pas pësoi lëndim duke munguar disa muaj, realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për ta kaluar Rapidin në epërsi kundër Otelulit. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 24-t të Ligës 1 në Rumani.

Ky ishte goli i tij i tetë në këtë sezon. Ka edhe dy asistime.

Te Rapidi nga minuta e parë po paraqitet edhe Ermal Krasniqi.

 

Kombëtarja e Kosovës u17 për vajza fillon përgatitjet për kualifikimet në Euro 2024

40 mijë tifozë të pranishëm në stadium për të parë në stërvitje Messin