Rrahmani ndryshe nga Zhegrova, zgjedh Dubain para Prishtinës

Amir Rrahmani është duke i shijuar disa ditë pushimi në Lindjen e Mesme.

Mbrojtësi prishtinas pas ndeshjes së fundme me Hellas Veronës, ndodhet tani në Dubai, shkruan Zëri.info.

Ish-anëtari i Drenicës dhe Partizanit po e shijon kohën e nxehtë në Dubai me miqtë e tij.

Këtë edicion në të gjitha garat, Rrahmani është paraqitur në 17 ndeshje.

Së fundmi, raportohet se 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me Napolin, ku mund të transferohet në qershorin e vitit 2020.

View this post on Instagram

????????

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13) on