Rrahmani: Ndodhën dy episode që vendosën ndeshjen, nuk i konkretizuam rastet që patëm

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka folur pas humbjes nga Suedia duke thënë se ndeshja u vendos nga dy episode.

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Pas humbjes ka folur kapiteni i Dardanëve, Rrahmani, i cili ka treguar dobësitë e ekipit dhe arsyen pse erdhi humbja.

“Sfida u vendos nga ato dy episode, të cilat vështirë është për t’i parandaluar, pasi ndodhi një penallti që normalisht ishte pafat që topi preku në dorë, ndërsa goli i dytë ishte i mrekullueshëm dhe këto dy episode e vendosen ndeshjen”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

“Tek rezultati 1-0 kemi mundur ta barazojmë rezultatin dhe ndeshjen, por nuk ia arritëm t’i konkretizojmë rastet”.

“Pas ndeshjes i thash ekipit që kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe kanë ndodh shumë kundërsulme shkaku i kësaj dhe tjetra që ka ndodh është se e kemi ditur që ata do të luajnë me topa të gjatë dhe topa të dytë dhe ne aty nuk ia dolëm”.

“Lëndimi? Është goditje normale në futboll, gjithçka është në rregull”.

“Forma me Napolin? Besoj që jam në formë të mirë dhe në nivelin më të lartë dhe nga fillimi i këtij sezoni ka shkuar gjithçka mirë. Kur shënon gola, vlerësimi është më i mirë. Kjo është pika më e lartë në karrierë”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

Suedi 3-0 Kosovë, notat e lojtarëve: Aro Muric më i vlerësuari, notë katastrofale për Vojvodën

Challandes: Penalltia ishte një shaka, duam dy fitore në ndeshjet e fundit