Rrahmani: Ndeshje e vështirë, fitorja është shumë e rëndësishme

Albion Rrahmani ka thënë se do të mundohet të bëjë më të mirën për ta ndihmuar Kosovën ta fitojë ndeshjen ndaj Andorrës.

Sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit është paraqitur në konferencën për shtyp përkrah përzgjedhësit Primoz Gliha, ku ka shtuar se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Andorrës.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por ne lojtarët do të japim gjithçka në fushë dhe nëse e bëjmë këtë, atëherë do të marrim edhe fitoren”.

“Do të mundohem ta ndihmoj ekipin të arrij objektivin që ka, për ta fituar ndeshjen. Kjo fitore do të jetë e rëndësishme për të filluar një cikël të ri me rezultate dhe shpresoj ta arrijmë këtë”, është shprehur Rrahmani.

Ndeshja Andorrë – Kosovë zhvillohet të enjten prej orës 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues.

Ndeshja e parë e këtij cikli kualifikues ndaj Andorrës ishte mbyllur në barazimin -:1 në “Fadil Vokrri” më 28 mars.

Gliha e konsideron përballje të vështirë atë me Andorrën

Dita e ndeshjes: Kosova synon fitoren e parë kundër Andorrës