Rrahmani ndahet baras në derbi, fiton Grezda

Derbi i qytetit të Splitit, Hajduk – RNK, ka përfunduar pa fitues (0:0).

Për skuadrën RNK për 90-minuta u aktivizua mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Rrahmani, transmeton Gazetaolle.com.

Ish-mbrojtësi i Drenicës, Ramiz Sadikut e Partizanit të Tiranës, u vlerësua me notën 6 për paraqitjen e tij.

Ai po shkëlqen në këtë edicion me RNK Splitin. Kjo skuadër pas javës së 20-të ndodhet e katërta me 31 pikë.

Ndryshe, ekipi i Lokomotivës së Zagrebit në të cilin aktivizohet kosovari Eros Grezda. fitoi në fushën e saj ndaj Istras 3:2.

Grezda luajti për plot 81 minuta. Lokomotiva e tij ndodhet e pesta me 27 pikë. (Gazetaolle.com).