Rrahmani – Napoli, vjen e papritura: Transferimi mund të mos ndodh?

Transferimi i bujshëm i kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani te Napoli mund të bllokohet nga drejtuesit napolitanë.

Media fqinje “Il Mattino” shkruan se klubi italian po studion qendërmbrojtësin e Breshias Andrea Çistana.

Por, pengesë është bërë kontrata e 21-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2021 me Breshian dhe nuk dihet nëse drejtuesit e Napolit do të presin edhe më tej, shkruan panoramasport.al.

Prej ditësh, përflitet se Rrahmani dhe Napoli kanë arritur marrëveshjen paraprake për të blerë kapitenin e “Dardanëve”. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë janari i 2020-ës.

Rrahmani është transferuar këtë verë në Verona dhe ka luajtur gjitha ndeshjet e këtij edicioni si titullar.