Rrahmani kompleton ndeshjen me Napolin, por nuk tregon performancë të mirë

The Napoli player Amir Rrahmani during the match Frosinone-Napoli at the Benito Stirpe stadium. Frosinone (Italy), August 19th, 2023 (Photo by Massimo Insabato/Archivio Massimo Insabato/Mondadori Portfolio via Getty Images)

Napoli ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Empolit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Kapiteni i Kosovës që nuk erdhi në tubimin për ndeshjet e nëntorit, ka luajtur sot nga minuta e parë për Napolin.

Madje Rrahmani ishte prej më të dobëtëve në fushë, duke u vlerësuar me notën 6.8 nga Sofa Score.

Në anën tjetër lojtar i ndeshje ishte Etrit Berisha, i cili shkëlqeu me disa pritje dhe u vlerësua me notën 9.1.

Paraqitje pozitive kishte edhe Ardian Ismajli që luajti po ashtu 90 minuta dhe u vlerësuar me notën 7.2.

Berisha dhe Ismajli janë të ftuar nga Shqipëria për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. /Gazeta Olle/

Kombëtarja e Shqipërisë grumbullohet të hënën, “finalja” e parë me Moldavinë po afrohet

Bushi ndryshon listën e Shqipërisë u21, zëvendësohet një mbrojtës i lënduar