Rrahmani “kërcënon” edhe Shkodrën

Mbrojtësi i Partizanit, Armir Rrahmani, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin e barazimit që shënoi, por edhe për fitoren e arritur nga skuadra ndaj Flamurtarit.

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, në fundin e ndeshjes, Rrahmani u shpreh se të kuqtë e kryeqytetit e kanë kaluar problemin psikologjik dhe tani ata janë gati të sigurojnë fitoren e radhës me Vllazninë, në fundjavë. “Jam shumë i lumtur për fitoren.

Ishte një ndeshje shumë e fortë. Flamurtari ka dalë nga objektivat dhe luajti lirshëm ndaj nesh, duke na krijuar shumë probleme, sidomos në fazën mbrojtëse të tyre. Madje vlonjatët arritën të na vinin në vështirësi duke kaluar në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre. Pra, në pjesën e parë ata ishin më mirë se ne.

Fatmirësisht, gjatë pjesës së dytë ne reaguam si duhet dhe arritëm të shënonim, pas disa aksioneve të njëpasnjëshëm të humbura. Ishte një gol që personalisht më gëzoi dhe jam i lumtur që skuadra u fut në lojë pas barazimit. Më pas kërkuam me shumë ngulm golin e avantazhit dhe në fund ia arritëm qëllimit. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe siguruam një ka shënuar Amir Rrahmani këtë sezon me Partizanin.

Golin e parë mbrojtësi kosovar i të kuqve ia shënoi Apolonisë në takimin e fazës së tretë. Ndërsa goli i dytë erdhi dje ë përballjen me Flamurtarin. 2 trepikësh me shumë vlera. Unë mendoj se ekipi e ka kaluar ngërçin psikologjik dhe jemi gati për të fiksuar një tjetër fitore, këtë radhë me Vllazninë”, u shpreh kapiteni i ekipit kombëtar U-21, që mbron ngjyrat e Partizanit.