Rrahmani: I pata të gjithë kundër, më vjen keq për rezultatin

Mbrojtësi kosovar i Dinamos, Amir Rrahmani, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes ndaj Skënderbeut.

“Ishte ndjenjë interesante të vij në Elbasan si kundërshtar, por i kisha të gjithë kundër. Jam i zhgënjyer për rezultatin, por ky është futbolli”, deklaroi Rrahmani për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Sa i përket anës personale, shpresoj që të jap më shumë në të ardhmen dhe të luajë më shumë”, shtoi ai.

Mbrojtësi kosovar u bë cak i ofendimeve nga vendësit pas deklaratave të pamatura të dhëna para ndeshjes.

Ai kishte deklaruar që do të jetë një dështim i madh nëse Dinamo nuk e kalon një ekip si Skënderbeu, madje me goleadë.