Rrahmani humb penalltinë dhe rastin për epërsinë e Rapidit

Sulmuesi Albion Rrahmani e ka humbur penalltinë për Rapidin e Bukureshtit në duelin kundër Politehnica Iasit. Rrahmani ka dështuar nga pika e bardhë në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë kur rezultati ishte 2:2.

Me shënimin e golit, ai do t’i mundësonte Rapidit që në pushim të shkonte në epërsi ndaj Iasit.

Megjithatë, Rrahmani asistoi në golin e epërsisë të Rapidit në minutën e 22-të kur Ionita shënoi për 2:1.

Rrahmani vazhdon me formën e lartë, asiston për Rapidin (VIDEO)

Zyrtare: Sulmuesi Danfa nënshkruan me Ballkanin