Rrahmani: Është e pamundur të kemi kaq shumë raste dhe të mos shënojmë gol

Amir Rrahmani ka folur pas ndeshjes me Spanjës.

Spanja ka mposhtur Kosovën me rezultat 2-0. Pas ndeshjes në intervistë për RTK ka folur Amir Rrahmani.

“I thash ekipit në zhveshtore që është e pamundur të kishim kaq shumë raste vetëm me portierin dhe të mos shënojmë gol”.

“Këto raste ne nuk i kemi pasur në ndeshjet tjera as me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë”.

“Arritëm ta neutralizojmë lojën e Spanjës, ishte e mërzitshme mbajtja e gjatë e topit të tyre, ne u mbrojtëm mirë”.

“Është shtuar kualiteti në repartin e mbrojtjes me Betim Fazlijin është edhe Fidan Aliti, Ibrahim Dreshevic kemi disa opsione”.

“Është detyra jonë që ndaj çdo ekipi të kërkojmë rezultat pozitiv, vetëm në këtë mënyrë mund të rritemi si skuadër, me përqendrim dhe punë mund të arrijmë suksese”, përfundoi Amir Rrahman

Luis Enrique: Kosova krijoi shumë raste, ishte fitore e vështirë

Golashënuesi Fornals: Kosova na bëri të vuajmë mjaft