Ekipi i Amir Rrahmanit, Napoli ka dhënë detaje të reja me lëndimin që Amir Rrahmani e pësoi në Ligën e Kampionëve kundër Bragas.
Rrahmani u lëndua gjatë minutës së 13-të në kofshën e këmbës së majtë dhe u detyrua të kërkonte zëvendësim, Napoli ka njoftuar gjatë ditës së premte se qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, e ka nisur fazën e rehabilitimit.
Rrahmani do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Napolit kundër Bolognas, por pritet të rikthehet në fushë më 21 tetor, kundër Hellas Veronas, ish-skuadrës së tij.
Ai pritet t’i mungojë edhe Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2024, kundër Andorrës më 12 tetor në udhëtim, dhe kundër Izraelit më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”.