Rrahmani do të festojë me shqiponjë kur shënon gol në Rumani

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani ka kontribuar në fitoren e Rapidit ndaj Clujit, me dy gola dhe një asistim me cila përfundoi me rezultat 3:1.

Pas golit të dytë, në minutën e 51-të, Rrahmani festoi me shqiponjë dhe është pyetur për këtë veprim, ndërsa ka thënë se është shqiptar dhe do të festojë në këtë mënyrë sa herë që i jepet mundësia.

“Unë jam nga Shqipëria, saktësisht nga Kosova. Kam luajtur atje. Gjaku im është shqiptar dhe dua t’i inkurajoj shqiptarët gjithmonë kur kam mundësi”, është shprehur Rrahmani.

Sulmuesi është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa ka thënë se do të mundohet që me golat e tij ta ndihmoj Rapidin për ta fituar titullin e kampionit të Rumanisë, duke theksuar që është detyrë e tij të shënojë gola.

“Unë dua të vazhdoj me shënimin e golave dhe ta ndihmoj ekipin tim në kampionat. Pra, si sulmues, detyra ime është të sulmoj dhe të shënoj gola. Duhet patjetër të shënoj gola, pasi për këtë jam te Rapidi. Sigurisht, se do të luftojmë për titullin e kampionit dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Do të shohim si do të shkojnë gjërat në ndeshjet e ardhshme”, është shprehur Rrahmani.

Ai është pyetur edhe për incidentin që ndodhi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, që u zhvillua këtë muaj në Bukuresht ku rumunët fituan ndeshjen me rezultatin 2:0, e cila në pjesën e parë u ndërpre për 50-të minuta shkaku i mesazhit “Kosova është Serbi” në tribuna. Rrahmani në këtë ndeshje debutoi te Kosova, duke u inkuadruar në dhjetë minutat e fundit.

“Nuk e di se çfarë të them, janë gjëra politike për të cilat nuk kam dëshirëtë flas. Unë jam futbollist profesionist dhe e kryej punën time në fushë. Në shkuan në zhveshtore dhe pastaj arbitra na tha që duhet të kthehemi në fushë dhe në u kthyem. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme kualifikuese që do t’i luajmë në tetor, do të shënojmë fitore”, ka thënë Rrahmani.

Ndërkohë, edhe trajneri i Rapidit, italiani Cristiano Bergodi është i kënaqur me Rrahmanin. Ai ka pranuar se Rrahmani është njëri prej sulmuesve më të mirë, të cilin e ka stërvitur gjatë tërë karrierës së tij si trajner.

“Po, po, po. Mund të them se është më i miri, edhe pasi unë kam qenë trajner në Itali, mund të them se është një nga sulmuesit më të mirë sepse e njeh futbollin. Ai e ka kohën, e di kur duhet të japë topin, e di kur duhet të mbrojë dhe kjo më gëzon që e morëm në ekip pasi është një sulmues shumë i mirë”, tha Bergodi.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Rapidi zë vendin e tretë në tabelë me 18 pikë, 7 më pak se lideri FCSB.

/Gazeta OLLE/

Kosova e gatshme për sfidën me Bullgarinë

Delegohen gjyqtarët e xhiros së shtatë, Çaka gjykon ndeshjen e rëndësishme