Bordi i Prishtinës sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, ku është larguar Ramiz Ejupi dhe Rrahman Haradini është zgjedhur president i ri i klubit dhe aksionari më i madh.
Ejupi ishte në krye të Prishtinës prej vitit 2004. Gjatë kësaj periudhe, klubi i Prishtinës ka fituar më së shumti trofe në futbollin kosovar, pesë tituj kampioni, gjashtë Kupa të Kosovës dhe pesë vjet ka garuar në Evropë.
Viteve të fundit nuk ka pasur suksese si në të kaluarën dhe është përballur me probleme financiare.
Ndërsa deri më sot, Haradini posedonte 34 për qind të aksioneve të klubit, bazuar në regjistrin e të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).
Aksionari i dytë më i madh në klub ishte Remzi Ejupi, ish-president i klubit, i cili posedonte rreth 16 për qind të aksioneve.
Edhe grupi i tifozëve, Plisat, qe një kohë të gjatë kanë kërkuar largimin e Ejupit nga udhëheqja e Prishtinës. /Gazeta OLLE/