Royal Antwerp zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Kosovë, të enjten e pret “ferri” në “Fadil Vokrri”

Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja e kthimit, Drita – Royal Antwerp, në Ligën e Konferencës. 

Dueli i parë në Belgjikë kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Antwerp sot ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes në Kosovë.

Stërvitja e fundit në tokën belge para nisjes për në Kosovë: përfundoi!”, thuhet në faqen zyrtare.

Të enjten belgët nuk do ta kenë aspak të lehtë në Prishtinë, pasi përveç ekipit të motivuar të Dritës, stadiumi pritet të jetë i stërmbushur me tifozë në përkrahje të bardhekaltërve. /Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Eriksen prezantohet te Manchester United

Ballkani – La Fiorita, publikohen formacionet zyrtare