Roshi refuzon renovimin

E ardhmja e Odise Roshit te FSV Frankfurt mbetet në dyshim. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, sikurse raportojnë mediat gjermane ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi nuk është i kënaqur nga kushtet e saj. 23-vjecari, i cili në këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje, duke shënuar 3 gola, ka deklaruar se kërkon një destinacion të ri për të ardhmen. Roshi më parë ka qenë pjesë e Bundesligës me Kolnin, ndaj kërkon një emër më prestigjioz në futbollin gjerman. Kontrata e mesfushorit kuqezi me FSV Frankfurt skadon në përfundim të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia që palët të bien dakord për rinovimin e kontratës.