Rosberg i pari në Austri

Nico Rosberg ka arritur të fitojë çmimin e madh të Austrisë, duke e mposhtur Lewis Hamiltonin që doli i dyti edhe pse ishte në ‘pole positon’ në fillim të garës.

I treti doli Massa, i cili ishte një befasi pasi e mposhti në fund Sebastian Vettelin.

Në fillim të garës ndodhi një aksident i tmerrshëm, por pa pasoja. Fernando Alonso u përplas me ish mikun e skuadës së tij Raikkonen.

Në renditjen e përgjithshme kryeson Hamilton me dhjetë pikë më shumë se shoku i skuadrës Rosberg.

austria