Rooney i befasuar që lojtari më i mirë i Anglisë nuk po luan fare në Botëror

Golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares angleze, Wayne Rooney, nuk e kupton zgjedhjen e trajnerit Gareth Southgate për ta lënë në stol futbollistin e Cityt, Phil Foden gjatë gjithë ndeshjes kundër SHBA-së.

Ish-sulmuesi mendon se talenti 22- vjeçar është lojtari më i mirë që ka Anglia. Foden e pa gjithë ndeshjen kundër SHBA-së nga stoli, ndërsa ndaj Iranit luajti vetëm 20 minuta.

“E shoh shumë të çuditshme që Foden nuk u aktivizua si zëvendësues kundër SHBA-së. Dhe unë kam shkruar përpara turneut se ai do të ishte një pjesë e rëndësishme e formacionit tim titullar nëse do të isha trajner i Anglisë. Teknikisht është lojtari më i mirë që ka Anglia.

Mendoj se kur ke një talent si ai, thjesht duhet ta aktivizosh. Ai është më i pjekur se në Europianin e vitit të shkuar. Unë në vend të tij do të isha shumë i zhgënjyer nëse nuk do të isha aktivizuar në çdo moment të ndeshjes së të premtes”, tha Rooney për “The Times”.

Përfundon pjesa e parë e sfidës Brazil – Zvicër

Brazili fiton minimalisht ndaj Zvicrës, siguron 1/8 e finales në Kampionatin Botëror