Ronaldo zbulon sekretin e suksesit

Cristiano Ronaldo ka rrëfyer në një intervistë të gjatë se si ka arritur deri tek suksesi në karrierë.

Ai ka zbuluar se kur ishte fëmijë njerëzit në Portugali i thonin se je shumë i dobët, kurse duke dëgjuar këto fjalë ai vazhdimisht punonte për t’u përmirësur.

“Ju duhet të punonin shumë. Unë këtë e bëjë çdo ditë. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë në nivel të lartë për shumë, shumë vite. Kjo nuk është rastësi, unë bëjë punë shtesë jashtë. Kur isha i ri njerëzit më thonin: ‘Cristiano, ju jeni një lojtar shumë i talentuar, por ju jeni shumë i dobët”, ka deklaruar Ronaldo.

“Duke dëgjuar këto fjalë unë fillova të përmirësohem, falë përkushtimit dhe punës së madhe në palestër”, shtoi ai.