Ronaldo vjen me fjalë të mëdha për pjesën e dytë, flet për Buffonin

Cristiano Ronaldo e ka quajtur njërën nga pjesët e dyta më të mira për Real Madridin.

Skuadra e tij mundi 4:1 Juventusin, kurse vet ai dha dy gola.

DBbDBbfXsAE5Dpq

“Në pjesën e parë, Juve luajti mirë, por në të dytën ne ishim superior. Mendoj se ishte njëra nga pjesët e dyta më të mira për Realin. Ne arritëm të shënojmë katër gola Buffonit, tri në pjesën e dytë”, tha Ronaldo.

ac1377db81321a4ff41916d2f7f8d0fe-96350-1496529963

“Gjëja e rëndësishme ishte se ne kishim sërish një sezon të rëndësishëm. Nuk po flas për veten, flasin numrat. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm”.